Një djathë francez është shpallur më i miri në botë për vitin 2026, duke triumfuar në konkursin prestigjioz World Cheese Awards, të mbajtur në Kordobë të Spanjës.
Fituesi është Comté Fort des Rousses, i prodhuar nga kompania franceze Fromageries Arnaud. Ky djathë i fortë, i përgatitur nga qumështi i lopës, është maturuar për 24 muaj në bodrumet e një ish-fortese në malet Jura të Francës.
Në konkurs morën pjesë 5,330 lloje djathi nga 45 vende, ndërsa vlerësimin e bënë 270 gjyqtarë ndërkombëtarë.
Djathi fitues u vlerësua veçanërisht për aromën komplekse, shijen e pasur dhe nuancat që kujtojnë arrat.
Ky është një sukses historik për djathin Comté, i cili për herë të parë fitoi titullin kryesor të këtij konkursi.


