Këngëtarja e famshme Mariah Carey ka marrë një tjetër kukull Barbie të krijuar sipas pamjes së saj, këtë herë të frymëzuar nga hiti legjendar i Krishtlindjeve, All I Want for Christmas Is You.
Kompania Mattel prezantoi kukullën me veshje të kuqe festive, të ngjashme me kostumin e Babadimrit. Interesimi ishte aq i madh sa kukulla u shit në internet për më pak se 30 minuta, sipas N1 Info.
Kjo është Barbie e dytë kushtuar këngëtares. E para u prezantua në vitin 2023, me një fustan elegant të kuq.
Mariah Carey u shpreh e lumtur për këtë bashkëpunim, duke theksuar se Krishtlindjet kanë qenë gjithmonë një periudhë e veçantë për të.
Kukulla e re, me çmim fillestar 80 dollarë, është pjesë e koleksionit Barbie Signature, që nderon personalitete të njohura të muzikës dhe kulturës.


