Rumer Willis, vajza 38-vjeçare e Bruce Willisit dhe Demi Moore, iu nënshtrua një testi gjenetik APOE për të vlerësuar predispozitën ndaj sëmundjes së Alzheimerit. Vendimi i saj lidhet edhe me diagnozën e të atit, i cili vuan nga demenca frontotemporale.
Aktorja pranoi se marrja e përgjigjeve mund të jetë e frikshme, por beson se njohja e rreziqeve shëndetësore i mundëson të marrë masa parandaluese. Ajo po monitoron shëndetin e trurit, zemrës dhe zorrëve, përdor suplemente dhe përpiqet të kufizojë ekspozimin ndaj plastikës dhe produkteve me aroma.
Rumer thekson vetëm këto të dhëna i ndihmojnë të diskutojë më mirë me mjekët dhe të kujdeset për shëndetin, në mënyrë që të jetë pranë vajzës së saj sa më gjatë


