Pas një sinjalizimi publik për parregullsi në QKSUK, drejtuesit e këtij institucionit shëndetësor kanë nisur procedura disiplinore ndaj stomatologut për shkak të deklaratave të tij para mediave
Stomatologu dhe avokati i tij kundërshtojnë procedurat disiplinore duke theksuar të drejtën për liri të shprehjes dhe mbrojtjen që u ofron Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Sipas këtij ligji, sinjalizimi i shkeljeve në sektorin publik dhe privat është i mbrojtur, duke krijuar një mjedis ku punonjësit mund të raportojnë veprime të paligjshme pa frikë nga hakmarrja.
Avokati gjithashtu thekson se Liria e Shprehjes është e garantuar po ashtu nga neni 10 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nga neni 40 i Kushtetutës së Kosovës.
Në çdo sistem juridik demokratik që respekton hierarkinë e normave, rregulloret që bien në kundërshtim me Kushtetutën ose me Traktatet Ndërkombëtare si Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, jo vetëm që janë të pavlefshme, por zbatimi i tyre mund të konsiderohet si i paligjshëm, duke përfshirë edhe përgjegjësi penale, varësisht nga rëndësia dhe pasojat e veprimit.
Mediumet e njohura dhe shumë të ndjekura i kanë dhënë hapësirë kësaj dukurie, ku sinjalizuesi përballet me komision disiplinor vetëm për shkak të sinjalizimit të parregullsive në institucionin shëndetësor.
Për më shumë, klikoni mbi linçet.
https://www.facebook.com/share/p/DMoZ17z4HxNezyUR/?mibextid=oFDknk
https://radiovalarinore.com/ja-se-cfare-foli-sy-me-sy-me-kryeministrin-kurti-stomatologia-erza-mulaj