Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbajtur me 30 Nëntor 2023 deputetja Albena Reshitaj, ka adresuar shqetësimin e saj lidhur me praktikat e keq menaxhimit dhe nepotizmit në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës nga ana e drejtorit aktual Kastriot Meqa, i cili sipas deputetes Reshitaj edhe vetë është zgjedhur në mënyrë të jashtë ligjshme dhe i njëjti gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka bërë shkelje të shumta ligjore.
Deputetja Reshitaj ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me keq menaxhimin dhe përdorimin e praktikave të papërshtatshme në përzgjedhjen e personelit, veçanërisht kur ka lidhje me rrethet e ngushta familjare (nepotizmin), siç ishte rasti i emërimit të bashkëshortes së drejtorit Kastriot Meqa, në pozitën e zyrtares për menaxhimin e depos kryesore.
Përfaqësuesja e popullit deputetja Reshitaj ka kërkuar nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia ta beje verifikimin e menjëhershëm të situatës se krijuar në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.