“Spider-Man: Brand New Day” është bërë filmi me arkëtimet më të larta në historinë e tregut kinematografik të Amerikës së Veriut. Brenda 47 ditësh, filmi siguroi rreth 936.8 milionë dollarë, duke kaluar rekordin e “Star Wars: The Force Awakens”, që nga viti 2015 mbante shifrën prej 936.6 milionësh.
Në nivel global, filmi ka arkëtuar rreth 2.4 miliardë dollarë. Ai renditet pas “Avengers: Endgame”, me 2.8 miliardë, dhe “Avatar”, me rreth 2.9 miliardë dollarë. Rreth 62 për qind e të ardhurave të “Spider-Man” janë realizuar jashtë Amerikës së Veriut.
Filmi shënoi edhe hapjen më të madhe në historinë e kinemave amerikane, me rreth 360 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë. Tani pritet të shihet nëse do të bëhet filmi i parë që arrin një miliard dollarë vetëm në tregun e Amerikës së Veriut,


