Aktorja hollivudiane Nicole Kidman, 59 vjeçe, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në edicionin e 15-të të mbrëmjes gala LACMA Art+Film, të mbajtur në Los Angeles.
Këtë herë, përveç fustanit elegant të frymëzuar nga balerinat, vëmendjen e mori modeli i saj i flokëve, një bisht i lidhur me stil të viteve ’90, që dukej njëkohësisht natyral dhe elegant.
Por ajo që ka ngjallur më shumë interes është sekreti pas këtij modeli.
Stilisti i njohur i flokëve, Adir Abergel, zbuloi se për të krijuar këtë pamje kishte përdorur një furçë të rrumbullakët, e cila ndihmon në krijimin e volumit që nga rrënjët, veçanërisht te flokët e hollë, ndërsa tharësja dhe pajisja për kaçurrela krijojnë një pamje të butë dhe natyrale.
Stilisti ndau edhe një këshillë të thjeshtë: flokët duhet të thahen me temperaturë mesatare dhe të mos përdoren shumë produkte stilimi, pasi ato mund t’i rëndojnë dhe t’ua zvogëlojnë volumin.
Për modelin e Kidman, ai i lidhi flokët në mënyrë të sigurt, por la disa fije të lira rreth fytyrës për një pamje më të relaksuar.
Ky stil, të cilin Abergel e përshkruan si elegancë të një vajze franceze, po prezantohet si frymëzim për festat dhe mbrëmjet elegante të fundvitit.
Dhe siç dëshmon paraqitja e Nicole Kidman, ndonjëherë eleganca nuk kërkon një model të komplikuar flokësh, por vetëm teknikën dhe mjetet e duhura.


