Sarah Jessica Parker tërhoqi vëmendjen në galanë e vjeshtës të New York City Ballet, me një fustan gjysmëtransparent me qëndisje lulesh dhe një gërshet të zbukuruar me shirita rozë.
Pamja e saj romantike kujtonte stilin e Carrie Bradshaw. Aktorja shoqërohej nga bashkëshorti, Matthew Broderick, i veshur me smoking të zi. Çifti, që këtë vit festoi 29-vjetorin e martesës, pozoi i buzëqeshur dhe dorë për dore.


