Gjatë një interviste të rrallë televizive gjatë një vizite humanitare në Jordan, Prince Harry vendosi të mos komentojë për skandalin e fundit që lidhet me arrestimin e xhaxhait te tij, ish-princit Andrew, një çështje që ka ndezur debat në Britani dhe mediat botërore.
Në vend të kësaj, Harry iu përkushtua puneve humanitare që ai dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, po zhvillojnë në Jordan në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë intervistës me Channel 4 News, duket qartë se Harry dëshiron të zhvendosë fokusin larg dramave familjare dhe drejt punës humanitare që ata po bëjnë në rajon.
Ai lavdëroi rolin e Jordanisë si “qendër humanitare” për mbështetjen e komuniteteve në nevojë nga konfliktet e vazhdueshme në Gaza dhe Siri.
Gjatë vizitës, çifti u takua me organizata ndihmëse, kampet e refugjatëve dhe mjekë, duke theksuar nevojën për hapjen e korridoreve të ndihmës për njerëzit që preken nga krizat.


