Facebook X (Twitter) Instagram
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Facebook X (Twitter) LinkedIn
    LISTEN LIVE
    • Ballina
    • Muzike
    • Showbiz
    • Teknologji
    • Shëndeti
    • Video
    • Impressum
    • Kontakti
    LISTEN LIVE
    Radio Vala Rinore 94.7 FMRadio Vala Rinore 94.7 FM
    Pasojat e padukshme të Covid-it: Pse po ju bien flokët?

    Pasojat e padukshme të Covid-it: Pse po ju bien flokët?

    Featured February 28, 2026Updated:February 28, 20262 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Reddit Telegram Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nëse disa muaj pas gripit apo COVID-19 keni vënë re rënie të shtuar të flokëve, nuk jeni të vetmit. Ekspertët thonë se kjo mund të jetë pasojë e një gjendjeje të quajtur telogjen effluvium – një reagim i organizmit ndaj temperaturës së lartë dhe procesit inflamator gjatë sëmundjes.

    Sipas dermatologëve, gjatë një infeksioni trupi prodhon molekula inflamatore që prishin ciklin normal të rritjes së flokëve. Si pasojë, një numër më i madh fijesh kalojnë para kohe në fazën e pushimit dhe bien disa muaj më vonë.

    Cikli i flokut zgjat disa muaj, prandaj rënia e shtuar zakonisht shfaqet 2–3 muaj pas sëmundjes, gjë që e bën të vështirë lidhjen e drejtpërdrejtë me gripin apo infeksionin e kaluar. Rënia është zakonisht difuze në të gjithë kokën dhe jo në zona të caktuara.

    Shumë gra në të 40-at shpesh e lidhin rrallimin me ndryshime hormonale, por specialistët theksojnë se shkaku mund të jetë një sëmundje e kaluar muaj më parë.

    Në shumicën e rasteve, flokët fillojnë të rriten sërish sapo organizmi rikuperohet. Rikthimi i volumit mund të zgjasë disa muaj, ndonjëherë deri në një vit.

    Megjithatë, nëse rënia vazhdon më shumë se gjashtë muaj ose shoqërohet me lodhje, humbje peshe, çrregullime hormonale apo zona pa flokë, rekomandohet konsultë me mjekun.

    Si të ndihmohet rikuperimi?, ekspertët këshillojnë:

    Ushqim të pasur me proteina, marrje të vitaminave B12 dhe D, zink dhe folat, konsultë për trajtime si minoksidili apo PRP, nëse është e nevojshme

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Radio Vala Rinore

    Add A Comment

    Comments are closed.

    Demo
    Top Posts

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023
    Stay In Touch
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Most Popular

    “Key Challenges in Combating Gender-Based Disinformation”

    September 21, 2024458 Views

    Pas Sinjalizimit për parregullsi në QKSUK, nisin procedurat disiplinore ndaj Sinjalizuesit

    August 25, 2024434 Views

    Deputetja Reshitaj adreson keq menaxhimin dhe nepotizmin në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës

    December 1, 2023341 Views
    Our Picks

    A ekzistojnë vërtet snack-e që dobësojnë ja çfarë thonë ekspertët

    April 15, 2026

    Harrojeni në tryezë kjo drithë e thjeshtë është ndër më të shëndetshmet për zemrën dhe kockat

    April 15, 2026

    Zbulimi që trondit shkencën gjarpri 34 milionë vjeçar po rishkruan evolucionin

    April 15, 2026

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Ballina
    • Marketing
    • Kontakti
    © 2000 - 2026 Radio VALA RINORE 94.7 FM | Address: Bregu i Diellit, str. Eqrem Çabej B-2/13, 10000 Prishtinë, Republic of Kosovo | Office +383 38 240 888 | valarinore@yahoo.com
    Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Nuk lejohet shfrytëzimi i asnjë materiali pa autorizim paraprak.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

    Go to mobile version