Produktet me përmbajtje të lartë proteinash janë bërë gjithnjë e më të njohura, veçanërisht te personat që ushtrojnë rregullisht. Megjithatë, nutricionistët paralajmërojnë se jo të gjitha ushqimet e pasuruara me proteina janë zgjedhje të shëndetshme, pasi shumë prej tyre përmbajnë aditivë që mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara.
Sipas tij, produkte si tortillat, bukët apo jogurtet proteinike shpesh kanë lista të gjata përbërësish, përfshirë gluten gruri, izolat të proteinës së sojës, proteinë bizeleje dhe proteina hirre. Pikërisht këta përbërës mund të shkaktojë intolerancë te disa persona, duke sjellë simptoma si fryrje, sidomos kur konsumohet për herë të parë ose nga njerëzit me tretje të ndjeshme.
Prandaj në vend të produkteve të përpunuara, proteinat duhet të merren nga ushqime të plota dhe natyrale. Për shembull, nëse dëshironi më shumë proteina në një vakt, është më mirë të shtoni më shumë mish pule, vezë apo kos grek, sesa të zgjidhni versione të pasuruara me proteina dhe me shumë përbërës artificialë.
Ekspertët theksojnë se intoleranca ushqimore nuk është alergji, por eliminimi i ushqimeve që shkaktojnë shqetësime mund të përmirësojë ndjeshëm mirëqenien. Simptomat më të zakonshme te pacientët janë fryrja e barkut, lodhja, dhimbjet e kokës, refluksi dhe dhimbjet në nyje, të cilat mund të ndikojnë në cilësinë e jetës së përditshme.


