Një studim i ri shkencor ka zbuluar se një variant gjenetik i trashëguar nga neandertalët lidhet me një rrezik deri në 10% më të ulët të zhvillimit të skizofrenisë te personat që mbartin dy kopje të këtij varianti. Studiuesit analizuan të dhënat gjenetike dhe imazhet e trurit të dhjetëra mijëra personave në Mbretërinë e Bashkuar.
Varianti gjenetik ndodhet pranë gjenit DAAM1, i cili luan rol në zhvillimin e trurit. Ai lidhet me një zvogëlim të lehtë të vëllimit të lobit okcipital, pjesës së trurit përgjegjëse për përpunimin e informacionit vizual, por nuk është konstatuar ndonjë ndikim domethënës në aftësitë njohëse.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore PNAS, ofron njohuri të reja mbi ndikimin e trashëgimisë gjenetike të neandertalëve në shëndetin e njerëzve modernë. Megjithatë, mekanizmi i saktë që lidh këtë variant me rrezikun më të ulët të skizofrenisë mbetet ende i paqartë.


