Akrepi Sipas astrologjisë, Akrepat i përjetojnë emocionet intensivisht, por rrallë i shprehin ato. Edhe kur dikush u mungon shumë, mund të sillen sikur nuk u intereson më. Frika nga zhgënjimi dhe refuzimi i pengon të bëjnë hapin e parë.
Bricjapi Personat e kësaj shenje dëshirojnë të duken të pavarur dhe të fortë emocionalisht. Në vend që të flasin hapur për ndjenjat, shpesh përqendrohen te puna dhe obligimet e përditshme. Megjithatë, kur mbeten vetëm, kujtimet për njerëzit e rëndësishëm në jetën e tyre mund t’i pushtojnë.
Ujori Ujorët e vlerësojnë pavarësinë dhe e kanë të vështirë të pranojnë lidhjen emocionale me dikë. Në vend që të tregojnë drejtpërdrejt se dikush u mungon, preferojnë të dërgojnë një mesazh me humor, të ndajnë një këngë apo të gjejnë një arsye të rastësishme për të rikthyer komunikimin.
Përshkrimet astrologjike kanë karakter argëtues dhe nuk mbështeten në prova shkencore.


