Një studim i ri i ekipit studiues nga Universiteti amerikan në Georgia, ka sjellë deri te sigurimi i njohurive të reja në lidhje me burimet energjike nga karbohidratet.
Deri më tani, (sidomos te diabetikët) për shkak të absorbimit të ngadalshëm dhe deponimit të kufizuar në raport me glukozën, fruktoza ka marrë një konotacion negativ.
Fruktoza është sheqer i thjeshtë që deponohet vetëm në mëlçi në formë të glikogjenit dhe siguron rezerva energjike për organizmin.
Përveçse është e pranishme në pemë, sot gjejmë gjithnjë e më shumë burime të fruktozës – shurupi nga drithërat, sheqeri i bardhë, shurupi i panjës, lëngjet e pemëve, drithërat e ëmbëlsuar, si edhe disa produkte të qumështit.