Aktorja e njohur Meg Ryan u fotografua së bashku me djalin e saj, Jack Quaid, gjatë hapjes së Muzeut Lucas të Artit Narrativ në Los Angeles. Nënë e bir shihen shumë rrallë së bashku në ngjarje publike.
Meg Ryan u paraqit me një fustan elegant të zi, ndërsa Jack kishte zgjedhur një kostum gri. Jack është djali i saj nga martesa me aktorin Dennis Quaid dhe ka ndërtuar karrierën e vet në Hollywood, duke u bërë i njohur sidomos me serialin “The Boys”.
Ata kanë bashkëpunuar edhe në filmin “Ithaca” të vitit 2015, të cilin Meg Ryan e drejtoi. Aktorja ka thënë se është shumë krenare për talentin dhe sukseset e djalit të saj.


