Kate Middleton tërhoqi vëmendjen në banketin shtetëror të organizuar më 20 tetor në Kështjellën Windsor, për nder të Sulltanit të Omanit. Princesha e Uellsit, e shoqëruar nga Princi William, zgjodhi një fustan të verdhë nga Elie Saab dhe diademën e njohur “Lover’s Knot”, të cilën e mbante edhe Princesha Diana.
Paraqitjen e plotësuan vathë dhe një byzylyk që i përkisnin Mbretëreshës Elizabeth II. Kate i rezervon diademat kryesisht për bankete shtetërore dhe pritje diplomatike, duke i kthyer këto dalje në momente të veçanta të stilit të saj mbretëror. Diadema me perla dhe diamante mbetet një nga aksesorët e saj më të përdorur në ceremoni të tilla.


