Këngëtarja amerikano-japoneze Judith Hill, e njohur për stilin e saj që bashkon R&B, soul, funk dhe jazz, do të performojë më 17 gusht.
Ajo ka qenë vokal mbështetës për yje si Michael Jackson, Prince, Eric Clapton dhe Rod Stewart, ndërsa si soliste ka publikuar pesë albume dhe ka performuar në skena botërore.
Judith ishte pjesë e dokumentarit “20 Feet from Stardom” (fitues i Grammy) dhe u bë e njohur në “The Voice USA”. Ajo u përzgjodh nga Michael Jackson për duet në filmin “This is It”, dhe këndoi në ceremoninë përkujtimore të tij.