Një analizë e madhe shkencore me 85 studime ka zbuluar se jo çdo lloj uljeje ndikon njësoj në shëndetin e trurit. Përderisa ulja pasive sidomos shikimi i televizorit për periudha të gjata lidhet me rritje të rrezikut për rënie kognitive dhe demencë, ulja aktive (si leximi, lojërat me letra, përdorimi aktiv i kompjuterit) tregon efekte pozitive në funksionet e trurit. Këto aktivitete kërkojnë angazhim mendor dhe stimulojnë memorien, fokusin dhe funksionet ekzekutive, duke ofruar lloj “stërvitjeje” kognitive edhe kur trupi nuk është aktiv.
Studiuesit theksojnë se vendimet e vogla të përditshme, si të zgjedhim të lexojmë në vend të shikimit të TV-së mund të kenë ndikim afatgjatë në shëndetin e trurit, sidomos me kalimin e moshës. Megjithëse aktiviteti fizik mbetet thelbësor, rezultatet sugjerojnë që udhëzimet shëndetësore duhet të fokusohen jo vetëm te “ulen më pak”, por edhe te “ulen më mençur”: pra të inkurajojnë aktivitete mendore të angazhuara gjatë kohës së uljes për të ulur rrezikun e demencës dhe për të ruajtur funksionet kognitive.

