Aktorja dhe këngëtarja e Broadway-t, Jessica Vosk, është martuar me David Godar në një ceremoni romantike të zhvilluar në June Farms, në New York. Festa zgjati tri ditë dhe u organizua me temën “pylli i magjepsur”, ndërsa morën pjesë rreth 120 të ftuar, mes tyre edhe emra të njohur të Broadway-t si Ariana DeBose dhe Alex Newell. Gjatë fundjavës së dasmës, Vosk veshi plot pesë fustane të ndryshme nusërie, ndërsa çifti u kujdes që çdo detaj të kishte një domethënie personale.
Pavarësisht reshjeve të papritura të shiut, ceremonia u zhvillua me sukses në një tendë elegante me pamje nga natyra. Çiftip ërfshiu në festë kokteje pa alkool, performanca surprizë dhe momente emocionuese kushtuar familjes. Pas dasmës, Jessica Vosk dhe David Godar thanë se mezi presin të nisin kapitullin e ri të jetës së tyre së bashku.


