Jennifer Lopez festoi 57-vjetorin me një mesazh frymëzues në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se po jeton një periudhë më të mirë pas divorcit nga Ben Affleck. Këngëtarja dhe aktorja publikoi një video në Instagram, të shoqëruar me fjalët: “Kur vazhdon përpara, gjërat vetëm sa bëhen më të mira”, një mesazh që shumë fansa e interpretuan si një referencë për kapitullin e ri të jetës së saj pas ndarjes.
Lopez, e cila finalizoi divorcin nga Affleck në fillim të vitit 2025, e kaloi ditëlindjen në Evropë në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të ngushtë. Në muajt e fundit ajo ka deklaruar se ndihet “e lirë” dhe “në epokën e saj më të lumtur”, duke u fokusuar te karriera, familja dhe projektet e reja.


