Familjarë, miq dhe figura të njohura të Hollywoodit u mblodhën në Malibu për të nderuar kujtimin e aktores Hayden Panettiere, një muaj pas vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare. Në ceremoninë prekëse morën pjesë rreth 150 persona, përfshirë Connie Britton, Ruby Rose, Paris Hilton dhe Evan Ross.
Aktori Charles Esten mbajti një fjalim dhe interpretoi një këngë nga seriali “Nashville”, ndërsa në nderim të aktores u lëshuan edhe pëllumba të bardhë. Ceremonia u organizua pranë oqeanit, një vend që Hayden e donte shumë.
Shkaku zyrtar i vdekjes së saj ende nuk është konfirmuar dhe rasti vazhdon të hetohet. Hayden la pas vajzën e saj 11-vjeçare, Kaya.


