Tom Hanks, një nga aktorët më të vlerësuar të kinemasë, ai ka deklaruar se Fargo (1996) është i vetmi film që ai e konsideron të përsosur në çdo aspekt. “Skenari, regjia, aktrimi – gjithçka është brilante”, është shprehur Hanks për veprën e vëllezërve Coen.
Megjithëse adhuron filma si: A Space Odyssey, Boogie Nights dhe Das Boot, vetëm Fargo ka fituar për të statusin e një kryevepre të plotë. Më vonë, ai ka ndjekur me interes edhe serialin Fargo, ku luan i biri, Colin Hanks – një përvojë që, sipas fansave, ka qenë e veçantë për aktorin.