Robert De Niro ka bashkëpunuar me regjisorë legjendarë si Scorsese, Coppola e Tarantino dhe ka luajtur në disa nga filmat më të njohur të historisë së kinemasë. Megjithatë, një dëshirë e tij mbeti e parealizuar: të luante një komedi me Meril Strip.
Dyshja u njoh gjatë xhirimeve të The Deer Hunter (1978) dhe u ribashkuan në Falling in Love (1984), një film që nuk pati sukses. Më pas, menduan të krijonin një komedi, por nuk gjetën historinë e duhur.
Pavarësisht kësaj, respekti i ndërsjellë mes tyre është i jashtëzakonshëm. “Ai është modeli im që prej 50 vitesh,” ka thënë Meril Strip.
Edhe pse komedia ende s’u bë realitet, fansat shpresojnë se nuk është vonë për një surprizë nga dy ikonat e ekranit.