Sot është një emër i njohur në mbarë botën, por Cyndi Lauper ka kaluar edhe një periudhë kur fshihej nga kolegët muzikantë që hynin në dyqanin ku punonte.
Në një intervistë për revistën People, këngëtarja 73-vjeçare kujtoi kohën pas shpërbërjes së grupit Blue Angel, përpara suksesit si artiste solo. Ajo e kishte përjetuar rëndë fundin e grupit dhe e kishte të vështirë ta pranonte se ajo pjesë e karrierës kishte përfunduar.
Me sugjerimin e një mikeje, Lauper kërkoi punë në Screaming Mimi’s, një dyqan veshjesh vintage në Nju-Jork, ku më parë shkonte si kliente.
Megjithatë, puna e re e vinte në siklet kur shihte muzikantë që njihte. Në ato çaste, ajo fshihej poshtë banakut ose merrte çantën dhe sillej nëpër dyqan sikur po shikonte rrobat për të blerë.
Vetëm pasi të njohurit largoheshin, rikthehej në rolin e shitëses. Rrëfimi zbulon një periudhë të vështirë të jetës së saj, shumë përpara se të fitonte famën ndërkombëtare.


