Christina Aguilera i rikthehet stilit të “Lady Marmalade” për fushatën e Krishtlindjeve të Charlotte Tilbury, 25 vjet pas filmit “Moulin Rouge”.
Në video, këngëtarja shfaqet me një kostum të zbukuruar me rruaza dhe grim vezullues. Aguilera thotë se festat janë mundësia ideale për më shumë shkëlqim: buzë të kuqe, sy me xixa dhe nuanca të arta e të argjendta janë ndër zgjedhjet e saj të preferuara.


