Këngëtarja legjendare Cher ka fituar betejën ligjore për honoraret e këngëve të interpretuara me ish-bashkëshortin dhe partnerin e saj muzikor, Sonny Bono, por do të duhet të mbulojë vetë më shumë se 1 milion dollarë shpenzime për avokatët. Vendimi u mor nga një gjykatë federale në SHBA.
Mosmarrëveshja nisi në vitin 2021, kur Cher paditi Mary Bono, të venë e Sonny Bono-s, duke pretenduar se po i mohoheshin honoraret nga këngët ikonike të dyshes, si “I Got You Babe” dhe “The Beat Goes On”. Në vitin 2024, gjykata vendosi në favor të Cher, duke i njohur të drejtën për më shumë se 418 mijë dollarë honorare të papaguara, sipas marrëveshjes së divorcit të vitit 1978.
Pas fitores, artistja kërkoi që Mary Bono të mbulonte edhe rreth 1.02 milionë dollarë shpenzime ligjore. Megjithatë, gjyqtari e rrëzoi kërkesën, duke argumentuar se çështja kishte të bënte me një mosmarrëveshje kontraktuale dhe jo me ligjin federal të të drejtave të autorit, ndaj secila palë duhet të paguajë shpenzimet e veta.
Vendimi do të thotë se, edhe pse Cher doli fituese në çështjen e honorareve, ajo do të përballojë vetë faturën milionëshe të avokatëve, së cilës pritet t’i shtohen edhe rreth 10 mijë dollarë shpenzime të tjera ligjore


