Brad Pitt ka folur për përvojën e veçantë që përjetoi gjatë xhirimeve të filmit të ri “Heart of the Beast”, ku ndan rolin kryesor me një pastor gjerman të quajtur Uber, i cili në film interpreton qenin ushtarak Odin. Aktori tha se krijoi një lidhje të fortë me partnerin e tij katërputrosh dhe me humor shtoi se ai ishte “ylli i vërtetë” i filmit dhe “numri një në listën e aktorëve”.
Filmi, me regji të David Ayer, rrëfen historinë e James Belmont, një ish-ushtar i forcave speciale, i cili mbetet i bllokuar në shkretëtirën e Alaskës pas një aksidenti ajror. Në luftën për mbijetesë, shoku i tij më i besueshëm është qeni Odin. Regjisori ka zbuluar se Uber, i cili në jetën reale është qen shpëtimi malor, ishte zgjedhja ideale për rolin falë aftësive dhe lidhjes së natyrshme që krijoi me Brad Pitt gjatë xhirimeve. Filmi pritet të shfaqet në kinema më 25 shtator


