Barack dhe Michelle Obama shënuan përvjetorin e 34-t të martesës. Ish-presidenti amerikan publikoi një fotografi përqafimi me bashkëshorten, duke shkruar se ende ndihet njeriu më me fat në botë që është me të.
Michelle ndau fotografi dhe video nga vitet së bashku, nga dasma deri te jeta në Shtëpinë e Bardhë. Ajo shprehu se dashuria për të bëhet gjithnjë më e bukur dhe uroi shumë vite të tjera me gëzim, të qeshura e kujtime.


