Këngëtarja e njohur kanadeze Avril Lavigne ka surprizuar fansat duke njoftuar se është bërë nënë për herë të parë. Artistja 42-vjeçare ka sjellë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e bukur e ka ndarë përmes disa fotografive emocionuese në Instagram.
Në fotografitë bardhezi, Avril shihet duke mbajtur vajzën në krahë, ndërsa një tjetër imazh tregon duart e prindërve që mbajnë dorën e vogël të foshnjës. Këngëtarja ka publikuar edhe një fotografi me tri palë atlete Vans mbi një skateboard, përfshirë një palë të vogla për vajzën.
“Princesha jonë e vogël ka ardhur”, ishte mesazhi me të cilin ajo festoi këtë moment të veçantë.
Lajmi ka shkaktuar befasi, pasi Avril nuk e kishte bërë publike shtatzëninë. Ajo ende nuk ka zbuluar emrin e vajzës dhe as identitetin e babait.
Përfaqësuesi i këngëtares ka bërë të ditur se Avril po shijon momentet me familjen e saj të re, ndërkohë që vazhdon të punojë për albumin e ardhshëm muzikor.
E njohur për hitet “Complicated”, “Sk8er Boi” dhe “Girlfriend”, Avril Lavigne tani nis një kapitull krejtësisht të ri në jetën e saj.


