Meryl Streep ka zbuluar se roli legjendar i Miranda Priestly në filmin The Devil Wears Prada pothuajse nuk ndodhi kurrë. Aktorja pranoi se në atë periudhë po mendonte seriozisht të tërhiqej nga aktrimi, por vendosi të testonte vlerën e saj duke kërkuar dyfishimin e honorarit. Për habinë e saj, studio pranoi menjëherë kushtin, një moment që ajo e përshkruan si një kthesë të rëndësishme në karrierë.
Ky përjetim i dha Streep një mësim të rëndësishëm për vetëvlerësimin dhe e bindi të vazhdonte në një fazë të re të suksesshme. Në moshën 57-vjeçare, ajo solli në jetë një nga personazhet më ikonike të kinemasë moderne, duke i hapur rrugë roleve të tjera të mëdha si në Mamma Mia! dhe The Iron Lady, për të cilin fitoi edhe Oscar-in e tretë. Tani, dy dekada më vonë, ajo rikthehet në vazhdimin e shumëpritur të filmit, duke dëshmuar se kjo rol jo vetëm që nuk e mbylli karrierën e saj, por e ringriti atë.


