Apple ka konfirmuar se do të zgjerojë shfaqjen e reklamave në App Store, duke shtuar më shumë reklama në rezultatet e kërkimit.
Sipas një njoftimi ndryshimi do të hyjë në fuqi më 3 mars. Fillimisht, reklamat e reja do të shfaqen në Mbretërinë e Bashkuar dhe Japoni, ndërsa tregjet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Evropën, do të pasojnë deri në fund të marsit.
Apple thekson se ky hap synon krijimin e “mundësive shtesë” brenda rezultateve të kërkimit në App Store


