Ylli i golfit, Tiger Woods, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me Vanessa Trump përmes një postimi në rrjetin social X, ku ka ndarë disa foto me partneren e tij të re. Në njërën prej tyre, çifti shfaqet duke buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa në një tjetër Vanessa shfaqet e përqafuar me Tigerin ndërsa pushojnë së bashku.

“Dashuria është në ajër dhe jeta është më e bukur kur je pranë meje. Jemi të lumtur për këtë kapitull të ri dhe kërkojmë privatësi nga ata që na duan,” shkruan Tiger në mbishkrimin e postimit.
Lajmi vjen pasi u përfol për një romancë mes tyre që nga fundi i vitit të kaluar, por ky është konfirmimi i parë zyrtar. Kujtojmë që Vanessa ka qenë e martuar me Donald Trump Jr., ndërsa Tiger me modelen Elin Nordegren. Tashmë duket se dyshja po shijon një fillim të ri së bashku.
