“Zootopia 2” ka hyrë në historinë e Walt Disney Animation Studios duke u bërë filmi i tyre më i suksesshëm ndonjëherë, me 1.46 miliardë dollarë në arkëtimet globale ka tejkaluar rekordin e “Frozen 2”. Vetëm 17 ditë pas premierës, vazhdimi i hitit të vitit 2016 kaloi shifrën magjike prej 1 miliard dollarësh, ritmi më i shpejtë i arritur ndonjëherë nga një film me vlerësim PG. Suksesi i madh në Kinë ka qenë vendimtar, ku filmi ka grumbulluar mbi 500 milionë dollarë, shifra më e lartë për një prodhim amerikan në atë treg.
Me Jennifer Goodwin dhe Jason Bateman që rikthehen si Judy Hopps dhe Nick Wilde, “Zootopia 2” i çon dy partnerët në një hetim të ri që rrezikon gjithë qytetin e tyre shtazor. Filmi u bë fenomem global gjatë sezonit të festave, duke mbledhur vetëm gjatë javës së pestë edhe 87.9 milionë dollarë shtesë.

