Arkeologët në qytetin Gdansk në Polandë kanë bërë një zbulim mbresëlënës nën një pastiçeri – një varr i shekullit XIII i një kalorësi të panjohur. Nën një pllakë guri gëlqeror, të gdhendur me figurën e një njeriu të armatosur me shpatë dhe mburojë, u gjet skeleti i një burri që besohet se ka pasur status të lartë shoqëror. Një gjetje e tillë është tepër e rrallë në Poloninë mesjetare, pasi pak varre të asaj kohe përmbanin relievë të personazheve të varrosur.
Pllaka dhe skeleti tashmë po analizohen me metoda moderne, përfshirë skenime 3D dhe teste gjenetike. Studiuesit synojnë të rindërtojnë fytyrën e kalorësit, të cilit banorët i kanë vënë nofkën “Lanseloti i Gdanskit”. Ky zbulim u cilësua si një mundësi e rrallë për të kuptuar më shumë mbi jetën dhe ceremonitë mortore të elitës mesjetare, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë me fillimet e qytetit.