HBO ka konfirmuar zyrtarisht emrat e parë të kastit për serialin shumë të pritur “Harry Potter”, i cili do të sjellë në ekran një adaptim të ri të sagës magjike të J.K. Rowling. Aktori legjendar John Lithgow do të portretizojë Albus Dumbledore, ndërsa Papa Essiedu do të luajë Severus Snape. Nick Frost është zgjedhur për rolin e Hagrid, dhe Janet McTeer si Minerva McGonagall, shkruan Variety.
Seriali do të fillojë xhirimet në verën e vitit 2025 dhe premton të jetë një adaptim besnik, që do të eksplorojë më në thellësi botën e magjisë. Me mbi 30,000 aplikime për rolet e Harryt, Ronit dhe Hermiones, fansat e magjisë po presin me padurim t’i shohin aventurat e reja.