Rezultatet e obduksionit të aktorit të famshëm Gene Hackman, i cili ndërroi jetë në moshën 95-vjeçare, konfirmuan se ai vuante nga disa sëmundje serioze. Hackman kishte insuficiencë të zemrës, dëmtime të rënda të veshkave për shkak të tensionit të lartë dhe probleme të shumta në sistemin kardiovaskular. Në vitet e fundit, ai kishte kryer disa ndërhyrje të rëndësishme, përfshirë vendosjen e pejsmejkerit, stentëve dhe bajpasit. Gjithashtu, u evidentuan edhe shenja të sëmundjes së Alzheimerit. Testet treguan se ai nuk ishte infektuar me hantavirus, ndryshe nga bashkëshortja e tij që kishte humbur jetën nga kjo sëmundje.
Add A Comment