Aktorja Hilary Swank ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti Philip Schneider presin fëmijën e tretë. Lajmin e ndau përmes një videoje në Instagram, ku familja shfaqet duke vallëzuar në errësirë me shkopinj ndriçues, ndërsa mbi barkun e saj dallohet një figurë e vogël foshnjeje. Me humor, ajo la të kuptohej se “projekti” i saj i ardhshëm do të vijë në dhjetor.
Ylli i filmit “Million Dollar Baby” dhe Schneider janë tashmë prindër të binjakëve trevjeçarë, Aya dhe Ohm, të lindur në prill të vitit 2023. Çifti, i martuar që nga viti 2018, po përgatitet të zgjerojë familjen, ndërsa njoftimi u prit me urime të shumta nga fansat.


