Zahara Jolie, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, tërhoqi vëmendjen gjatë ceremonisë së diplomimit në Spelman College pasi u prezantua publikisht vetëm si “Zahara Marley Jolie”, duke mos përdorur mbiemrin “Pitt”. Veprimi u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, pasi shihet si një tjetër shenjë e distancimit nga babai i saj.
21-vjeçarja përfundoi studimet për psikologji në një nga kolegjet më të njohura për gratë afro-amerikane në SHBA. Gjatë ceremonisë, Angelina Jolie ishte pranë vajzës së saj dhe u pa shumë e emocionuar gjatë festimeve familjare. Sipas raportimeve, Zahara ka përdorur prej kohësh vetëm mbiemrin Jolie në paraqitjet publike dhe në aktivitetet universitare.
Media amerikane kujton se edhe disa nga fëmijët e tjerë të çiftit kanë zgjedhur të mos përdorin më mbiemrin Pitt pas ndarjes së bujshme të aktorëve dhe konflikteve ligjore që vazhdojnë prej vitesh mes tyre.


