Will Smith u rikthye fuqishëm në skenë me një koncert plot energji në “House of Blues” në Las Vegas, ku performoi hitet e tij ikonike si “Wild Wild West”, “Men in Black” dhe “Gettin’ Jiggy Wit It”. Aktori dhe këngëtari surprizoi publikun duke hedhur kapelen në turmë dhe duke përshëndetur me dashuri nënën e tij, Caroline, e pranishme në sallë.
Momentet emocionale nuk munguan, kur Will u përlot duke nderuar kolegun e ndjerë James Avery – “Uncle Phil” nga seriali “The Fresh Prince of Bel-Air”. Koncerti erdhi vetëm pak ditë pasi ai njoftoi daljen e albumit të tij të ri “Based on a True Story”, të parin pas 20 vitesh, që publikohet më 28 mars dhe përfshin bashkëpunime me DJ Jazzy Jeff, Teyana Taylor dhe djalin e tij Jaden Smith.