Sipas të dhënave të reja të OBSH dhe UNICEF, pavarësisht rritjes së lehtë globale të vaksinimit në vitin 2024, shkalla e vaksinimit të fëmijëve në Evropë dhe Azi Qendrore mbetet nën nivelin para pandemisë.
Në disa vende, shkalla e vaksinimit me dozën e parë kundër fruthit ka rënë deri në 23%, ndërsa ajo për dozën e tretë të DTP-së ka zbritur në 51% – shumë larg kufirit prej 95% të nevojshëm për imunitet kolektiv. Rastet e fruthit janë rritur ndjeshëm, duke rrezikuar shëndetin e mijëra fëmijëve. UNICEF theksoi se suksesi i vaksinave ka bërë që shumë të harrojnë rrezikun e sëmundjeve të parandalueshme.