Një truk i thjeshtë me një produkt të zakonshëm të kuzhinës – fletën e aluminit – po fiton popullaritet si zgjidhje efektive për përmirësimin e sinjalit Wi-Fi në shtëpi. Sipas përdoruesve në rrjetet sociale, vendosja e një cope alumini pas router-it ndihmon në përqendrimin e sinjalit në drejtimin e dëshiruar, duke rritur shpejtësinë dhe cilësinë e lidhjes internet. Ky truk është veçanërisht i dobishëm në ambiente me pengesa fizike ose kur pajisjet ndodhen larg burimit të sinjalit.
Efektiviteti i kësaj metode është mbështetur edhe nga shkencëtarë të Universitetit Dartmouth në SHBA, të cilët në vitin 2017 demonstruan se alumini, i vendosur me kujdes rreth një strukture, mund të përmirësojë ndjeshëm drejtimin dhe sigurinë e rrjetit Wi-Fi. Ky zgjidhje jo vetëm që është e lirë dhe e lehtë për t’u zbatuar, por ofron përmirësime të ndjeshme pa pasur nevojë për pajisje shtesë ose njohuri teknike.