Janet Jackson u shfaq me një fustan të zi me dantellë transparente në Gala of the Stars, në Beverly Hills. Këngëtarja e plotësoi paraqitjen me një rrip në bel, bizhuteri argjendi, duke zgjedhur një stil elegant.
Ylli i muzikës mori pjesë për t’i dorëzuar Missy Elliott çmimin “Icon Award”. Mbrëmja e organizuar nga Dancers Against Cancer mbështet valltarët, koreografët dhe familjarët e tyre të prekur nga kanceri, duke bashkuar emra të njohur të artit për një kauzë bamirëse.


