Në premierën e serialit “Wednesday” në Londër, Jenna Ortega tërhoqi vëmendjen me një pamje që sot njihet si trendi “Tired Girl”. Ky stil i gjeneratës Z nuk synon të fshehë shenjat e lodhjes, por i kthen ato në estetikë: qeset e syve theksohen, fytyra është e zbehtë dhe buzët mbajnë një nuancë të ftohtë, duke krijuar një pamje misterioze e të veçantë.

Ndryshe nga idealet tradicionale të bukurisë, “Tired Girl” përfaqëson një formë rebelimi kundër perfeksionit të lëmuar – është autentik, pak i çrregullt dhe plot personalitet. Jo rastësisht, ky trend po shpërthen në TikTok me mijëra tutoriale, duke e bërë një nga prirjet më të përhapura të momentit.
