Shkencëtarët në Brazil kanë testuar me sukses një metodë inovative për luftimin e etheve dengue. Në vend që të eliminojnë mushkonjat, studiuesit i infektojnë ato me bakterin natyror Wolbachia, i cili është i padëmshëm për njerëzit dhe pengon shumimin e disa viruseve brenda mushkonjave.
Studimi, i zhvilluar nga viti 2020 deri në vitin 2024 në qytetin Belo Horizonte, përfshiu rreth 5.700 fëmijë. Rezultatet treguan se rastet e infektimit me virusin dengue u reduktuan me 68,5%, ndërsa ato me virusin chikungunya me 73,3%.
Kjo metodë konsiderohet një alternativë premtuese dhe më miqësore me mjedisin sesa përdorimi i insekticideve. Bakteri trashëgohet nga brezi në brez i mushkonjave, duke mundësuar mbrojtje afatgjatë të popullsisë nga përhapja e disa sëmundjeve infektive.


