Aktori i njohur hollivudian Tom Hanks ka treguar se fansat vazhdojnë ta ndalojnë në rrugë duke i thirrur disa nga replikat më të famshme të filmave të tij.
Fituesi i dy çmimeve Oscar tha se nuk e di kurrë se cilën prej tyre do të dëgjojë, por ndihet i lumtur që shumë nga fjalitë e personazheve që ka interpretuar janë bërë pjesë e kulturës popullore.
“Ndihem me fat që ka kaq shumë fraza që njerëzit m’i thërrasin vazhdimisht”, ka deklaruar Hanks për mediat.
Sipas tij, replikat që dëgjon më shpesh janë: “Vrapo!”, “Do të doja të isha i madh”, “Wilson!”, “Përgatituni për përplasje” dhe “Houston, kemi një problem”, të njohura nga filmat e tij më të suksesshëm.
Gjatë një paraqitjeje në tapetin e kuq të shfaqjes “Celebrity Autobiography”, ku mori pjesë bashkëshortja e tij, Rita Wilson, aktori shpjegoi edhe pse nuk planifikon të shkruajë autobiografinë e tij.
“Kam shumë anëtarë të familjes që do të më vinin te dera me librin në dorë dhe do të më thoshin se i kam treguar gabim ngjarjet. Nuk dua të futem në atë situatë”, tha ai me humor.
Aktualisht, Hanks po përgatitet për premierën e filmit Toy Story 5, ku rikthehet sërish si zëri i kaubojit Woody. Ai premtoi se fansat mund të presin të njëjtin nivel cilësie, emocioni dhe thellësie që ka karakterizuar serinë e famshme ndër vite.


