Gucci ka zyrtarizuar ambasadoren e saj më të re globale – Arina Sabalenkën, tenisten numër një në botë, e cila tashmë konsiderohet një nga figurat më me ndikim edhe jashtë fushës. Ky hap shënon vazhdimin e epokës së re të shtëpisë së modës nën drejtimin kreativ të Demno Gvasalia, që po e çon markën drejt një estetike të freskuar dhe bashkëkohore, të përfaqësuar nga fytyra të fuqishme dhe moderne.
Njoftimi u shoqërua me një foto Polaroid dhe një video virale ku Sabalenka luan tenis e veshur me një fustan ikonik Gucci, të zbukuruar me pupla dhe logon karakteristike – një kombinim i elegancës së modës me energjinë e sportit. Videoja ka marrë mbi dy milionë shikime në orët e para, duke konfirmuar ndikimin e madh të sportistes. Me këtë bashkëpunim, Sabalenka i bashkohet listës së yjeve të modës në tenis, duke e çuar më tej lidhjen e veçantë mes fushës së blertë dhe botës së luksit.

