Zinxhirët amerikanë Regal dhe Cinemark kanë refuzuar shfaqjen në sallat e tyre IMAX të filmit “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”. Arsyeja është periudha e shkurtër ndërmjet premierës në kinema dhe publikimit në Netflix, që sipas tyre ul interesimin për ta parë filmin në ekranin e madh.
Brad Pitt rikthehet si Cliff Booth, personazhi nga “Once Upon a Time in Hollywood”. Filmi ka regjinë e David Fincher dhe skenarin e Quentin Tarantinos.
Premiera në kinema është planifikuar për 25 nëntor 2026, ndërsa në Netflix për 23 dhjetor. Pavarësisht refuzimit të dy zinxhirëve, filmi pritet të shfaqet në sallat IMAX të AMC dhe në kinema të tjera të përzgjedhura.


