Studiuesit e Universitetit Yale kanë zbuluar se njerëzit që lexojnë libra jetojnë më gjatë, sipas një studimi.

Hulumtuesit e këtij universiteti kanë monitoruar 3,635 pjesëmarrës mbi 50 vjeç për 12 vjet dhe i kanë ndarë ata në grupe sipas sasisë së leximit. Rezultati tregon se personat që lexojnë më shumë se 3.5 orë në javë kanë jetuar mesatarisht 23 muaj më gjatë krahasuar me ata që nuk lexojnë fare.
Ky zbulim thekson se aktivitetet të thjeshta si leximi mund të kontribuojnë në përmirësimin e jetëgjatësisë.
