Në natën ndërmjet së shtunës, 24 tetor, dhe së dielës, 25 tetor, përfundon ora verore dhe fillon ora dimërore. Në Kosovë, në orën 03:00, akrepat kthehen një orë prapa, në 02:00, duke na dhënë mundësinë të flemë një orë më shumë. Pas ndryshimit, sipas orës, mëngjeset do të zbardhin më herët, ndërsa mbrëmjeve do të errësohet më shpejt.
Telefonat dhe kompjuterët zakonisht e përditësojnë orën automatikisht, nëse ky opsion është aktiv, ndërsa orët klasike dhe disa pajisje shtëpiake kërkojnë rregullim manual. Kontrolloni edhe alarmet, veçanërisht nëse keni punë ose udhëtim herët të dielën. Ora dimërore do të vazhdojë deri më 28 mars 2027, kur akrepat do të lëvizin sërish një orë përpara.


