Në një moment emocionues, studentët e Kolegjit Mjekësor “Albert Einstein” në Nju Jork u përballën me një lajm të befasishëm dhe frymëzues. Dr. Ruth Gottesman, një ish-profesoreshë e shkollës, bëri një donacion të paimagjinueshëm prej 1 miliard dollarësh, duke bërë të mundur që shkollimi i tyre të jetë falas.
Kjo u mundësua nga një trashëgimi e jashtëzakonshme nga bashkëshorti i Dr. Gottesman, një investitor i shquar i “Wall Street”-it. Ky donacion i pazakontë është një ndër më të mëdhatë për një institucion arsimor në SHBA, duke sjellë shpresë dhe mundësi të reja për shumë studentë të mjekësisë në këtë kolegj të lartë.